Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, përfshihet edhe një automjet i KFOR-it

Një aksident me dëme materiale dhe pa të lënduar është regjistruar në orët e pasdites (03.05.2025) në magjistralen Pejë-Prishtinë më saktësisht tek terminali doganor në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale në Pejë, Driton Rugova, tha se aksidenti është regjistruar rreth orës 15:00 dhe nuk është raportuar për të lënduar.
“Në këtë aksident ishin të involvuara një automjet i KFOR-it dhe një veturë civile, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar”, tha Rugova.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































