Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.


Pllana bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku një person është lënduar.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fadil Vata në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana. /Telegrafi/