Aksident mes një motoçiklisti dhe këmbësori, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore në një aksident sot rreth orës 07:30 në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç tha Pllana me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































