Aksident mes katër automjeteve në Rixhevë të Klinës – lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rixhevë të Klinës.
Në këtë aksident janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor”, tha Gashi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































