Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:20 në Banjë të Istogut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Sipas tij, personat e lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës për tretman mjekësorë dhe hetuesit kanë dal në vendngjarje për hetim të rrethanave të këtij aksidenti.

“Rreth orës 10:20 dy vetura janë përfshirë në një aksident. Tre persona janë të lënduar dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm për tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë hëtuesit policor”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/