Aksident i rëndë në Shkup, vetura bie nga ura! (Foto/Video)
Në lagjen Autokomandë të Shkupit, ka ndodhur një aksident fatal, transmeton Telegrafi Maqedoni nga tv Shenja.
Një automjet ka depërtuar rrethojat mbrojtëse në njërën nga urat e kësaj lagjeje, duke përfunduar i përmbysur në rrugën poshtë urës. Gjatë rrokullisjes nuk ka pasur qarkullim të automjeteve tjera, kështu që shmangja e tragjedisë më të madhe ka qenë në anën e fatit të mirë.
Në vend ngjarje ka arritur ekipi inspektues për konfirmimin e rastit në detaje, por akoma nuk dihet nëse ka viktima në aksident. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x4k1wr5_aksidenti-autokomande_news
Nga
Telegrafi
13/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































