Site icon Telegrafi

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Të mërkurën në Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Broboniq ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Policia ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tre vetura me targa vendore.

Në aksident kanë pësuar lëndime trupore gjashtë meshkuj, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u dërguar në IML për obduksion.

Exit mobile version