LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -0° cloudy

Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Gjilan, humb jetën një person

Aksident me fatalitet në magjistralen Ferizaj-Gjilan, humb jetën një person
Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën në një aksident të komunikacionit që ka ndodhur sot në orët e pasdites në në magjistralen Ferizaj-Gjilan, pikërisht në fshatin Sojevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij aksidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore,  e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën,  vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.


Sipas tij, ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Veseli/ Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
LVV e PDK

LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori