Meghan Markle është aktore, filantropiste, gruaja e një princi, por mbi të gjitha di të jetë këshilluese e paparë kur vjen puna tek pamja e jashtme

Teksa fliste së fundmi për modën dhe fuqinë e femrës, Meghan ndaloi tek rëndësia e veshjes dhe fuqisë që ka paraqitja e jashtme.


Aksesori më i mirë në fund të ditës sipas saj është vetëbesimi.

"Vetëbesimi është aksesori më i mirë. Është ajo pjesa e rëndësishme që duhet ta kesh gjithnjë me vete. Është ajo e cila do të të çojë gjithmonë në shkallën tjetër të suksesit pas intervistës së radhës. Njerëzit duhet ta ndjejnë që e keni."

meghan markle smart works 1599911519

Pra për Meghan, nuk keni nevojë as për diamante, as për çanta dhe as për një shall të shtrenjtë mëndafshi nëse nuk keni vetëbesim. Është kjo e fundit që do t'ju dallojë nga gjithë të tjerët!

"Si gra, shumë shpesh është e thjeshtë të harrosh gjithë aftësitë dhe asetet e tua, jo sepse ato nuk janë aty, por ndonjëherë ne kemi nevojë për dikë të na i vërë në dukje."- vazhdon Markle.

Meghan ishte e qartë, tani e dini ju në ç'aksesor të investoni!