LAJMI I FUNDIT:

AKR nuk përkrah iniciativat që dëmtojnë raportet e Kosovës me aleatët perëndimorë

AKR nuk përkrah iniciativat që dëmtojnë raportet e Kosovës me aleatët perëndimorë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka takuar deputetët e AKR-së, Islam Pacollin dhe Labinot Tahirin, për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Lajmin për takimin me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë e kanë bërë të ditur vetë deputetët e AKR-së përmes postimeve në Facebook.

Pacolli thotë se ia kanë konfirmuar Apostollovës qëndrimin e AKR-së, se nuk do të bëhet pjesë e iniciativës që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin.


“Në takim me shefen e misionit të BE në Kosovë dhe diplomatë tjerë të rëndesishëm, së bashku me kolegun Labinot Tahiri konfirmuam qëndrimin e AKR-së se asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e ndonjë iniciative që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me aleatet perëndimorë”, ka shkruar Pacolli, transmeton Telegrafi.

Edhe deputeti Tahiri ka njoftuar se në takimin e ftuar nga Apostolova, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës, është biseduar për ngjarjet e fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori