LAJMI I FUNDIT:

AKR në opozitë, nuk do të jetë pjesë e “Qeverisë Hoti”

AKR në opozitë, nuk do të jetë pjesë e “Qeverisë Hoti”

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se AKR nuk do të jetë pjesë e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Murselii, cili ka shërbyer edhe si këshilltar i jashtëm i ish- ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli në Qeverinë Haradinaj, përmes një postimi në facebook, ka konfirmuar atë që e ka thënë sot për një portal edhe lideri i AKR-së.

“AKR nuk do të jetë pjesë e ‘Qeverisë Hoti’. Do të vazhdoj të qëndron në opozitë”, ka shkruar Murseli, përcjell Telegrafi.


Edhe lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, ka deklaruar sot se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e asnjë qeverie.

Pas mocionit të mosbesimit i cili u votua (25 mars, 2020) nga 82 deputetë kundër Qeverisë Kurti, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, disa herë ia ka kërkuar emrin e mandatarit Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo atij [Thaçit] nuk iu është ofruar një emër i tillë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re. Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë. LDK ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ai pret që, mbase javën e ardhshme, koalicioni mund të jetë gati dhe të kërkojë votat e miratimit në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori