LAJMI I FUNDIT:

AKP shpall rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 52

AKP shpall rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 52

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Shitja e Aseteve në Likuidimi – 52 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 136 asete sa ishin në shitje konkurruan 114 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 5,865,659 €uro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë.


Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Për rezultatet tabelare vizitoni ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori