Projekti shumë i rëndësishëm për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale, i implementuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ka filluar në 24 zona kadastrale.

Ky projekt ka për qëllim adresimin e mospërputhjeve ndërmjet gjendjes faktike në terren dhe të dhënave të evidentuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme.


Në kuadër të tij do të realizohen procese të rëndësishme si: zyrtarizimi i transaksioneve joformale, regjistrimi i trashëgimive, matja e gjendjes faktike të parcelave dhe ndërtesave, si dhe regjistrimi i të gjitha këtyre ndryshimeve në regjistrin kadastral.

Zbatimi i këtij projekti do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit kadastral, saktësimin e të dhënave pronësore dhe forcimin e sigurisë juridike për qytetarët.

"Duke pasur parasysh që kemi shumë prona që janë ende në emër të gjyshërve apo prindërve tanë tani më të ndjerë, shumë prona të tjera për të cilat para shumë viteve janë realizuar shitblerje pa ndonjë transaksion zyrtar por vetëm me “shtrëngim duarsh”, ndryshime në kufi të parcelave të cilat janë realizuar në terren e që nuk janë evidentuar në kadastër etj, është shumë që banorët e këtyre tre zonave kadastrale ti përgjigjen masivisht këtij projekti shtuar kësaj benefitin që i gjithë procesi realizohet pa pagesë për qytetarët."

Për t’u njohur më nga afër me projektin dhe përfitimet që ofron, ftojmë qytetarët që të marrin pjesë në takimet e informimit publik, të cilat do të mbahen si vijon:

24.03.2026 - E Martë - Han i Elezit - Pustenik dhe Rezhanc takim i përbashkët Ora 17:00

25.03.2026 - E Mërkurë Kaçanik - Stagovë ora 17:00 Kaçanik - Vataj/Dubravë Ora 19:00

26.03.2026 - E Enjte Ranillug - Domoroc ora 17:00 Ranillug - Kërmjan i Poshtëm Ora 19:00

27.03.2026 - E Premte Kllokot - Kllokot ora 17:00 Kllokot - Mogillë Ora 19:00

30.03.2026 - E Hënë Partesh - Budrikë e Poshtme ora 17:00 Partesh - Pasjan Ora 19:00

31.03.2026 - E Martë Viti - Radivojcë ora 17:00 Viti - Sadovinë e Çerkezëve Ora 19:00

01.04.2026 - E Mërkurë Viti - Tërpezë ora 17:00 Gjilan - Livoç i Epërm Ora 19:00

02.04.2026 - E Enjte Kamenicë - Moçar ora 17:00 Kamenicë - Hogosht Ora 19:00

03.04.2026 - E Premte Kamenicë - Karaçevë e Epërme + e Poshtme (takim i përbashkët) Ora 17:00

06.04.2026 - E Hënë Kamenicë - Petroc ora 17:00 Gjilan - Dobërçan Ora 19:00

07.04.2026 - E Martë Gjilan - Bresalc ora 17:00 Gjilan - Shillovë Ora 19:00

08.04.2026 Mërkurë Gjilan 1+2 (takim i përbashkët) ora 17:00