LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit, shton edhe 500 pikë

Akil Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit, shton edhe 500 pikë

Akil Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin në Paris në kategorinë deri 73 kilogramë, duke fituar edhe 500 pikë shumë të rëndësishme për renditjen botërore.

Në një atmosferë madhështore, para më shumë se 15 mijë shikuesve, Akili për medalje të bronztë e mposhti xhudistin e Taxhikistanit, Behruzi Khojazoda, që ishte bartësi i gjashtë.

Lufta ishte shumë e fortë dhe thuajse e barabartë dhe shkoi në kohën shtesë, ku Akili gjeti momentin e përshtatshëm për të realizuar aksion për uazari.


Ishte mjaftueshëm për fitore dhe për tjetër medalje shumë të rëndësishme në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike që mbahen po në Paris.

Deri te lufta për medalje, Akili i kishte plot gjashtë përballje, ku mori pesë fitore dhe një humbje.

Ai mposhti emra si Umalt Demirel, Rashid Mammadaliyev, Arthur Margelidon, Adil Osmanov dhe në fund Behruzi Khojazoda. Në çerekfinale Akili humbi nga Shakhram Akhadov i Uzbekistanit që ishte bartësi i katërt.

Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Paris në vitin 2018.

Të dielën në Grand Slamin e Parisit garojnë Loriana Kuka e Shpati Zekaj.

Tashmë Kosova i ka dy medalje në Paris. Të premten, Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogramë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori