Ajvari arrin çmimin e “Kavijarit”, turrshitë janë bërë lluks sivjet në Maqedoni

Në tregjet e gjelbra nuk ka arritur thirrja për ulje dhe ngrirje të çmimeve. Në të gjithë vendin pazaret vazhdojnë të shesin me çmime të larta, ndonëse prodhimet bujqësore të fruta-perimeve janë nën masën e “çmimeve të garantuara”, shkruan Alsat.
Specat e kuq të ajvarit kryesojnë me 100% rritje të çmimit, nga 40 sa ishin në shtator, tani në tetor po shiten me 80 denarë për kilogram. Nuk mbesin janë më lirë as perimet e tjera që janë të stinës dhe pothuajse janë të paarritshme për shumicën e konsumatorëve.
Qytetarët thonë se në treg më shumë po shëtisin se sa që po blejnë Shumica kanë hequr dorë nga përgatitja e turshive për dimër.
“Nuk ka asgjë këtu, vetëm të ikim jashtë sa më shpejtë! A keni përgatitur turshi? Jo bre çfarë, s’ka çka të bëjmë! Me një rrogë ku mund të bëjmë turshi!”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Vështirë e kanë ata me një pension, ja motra ime me 10 mijë denarë çfarë të blejë më parë! Shkon bën punë nëpër shtëpi tjera, mundohet sa ti del shpirti. Njerëzit u sëmurën psikikisht sepse nuk ia dalin! Nuk mundesh me afër 50 mijë denarë shportë të konsumit të mbulohesh, ku ka kështu?!”, tha një qytetar.
“Si të ja dalim me 300 euro rrogë nuk na mjaftojnë për asgjë. Me 300 euro as bukë nuk mund të ngihesh, shikon populli vetëm si të ikën! S’ka këtu, është bërë katastrofë! Unë që jam pa punë nga t’ia mbajë?”, theksoi një qytetar.
“Po të ishin çmimet e mira populli nuk do të ikte jashtë! Të gjithë duan të dalin për shkak të këtij ushqimi të shtrenjtë, i cili nganjëherë edhe i cilësisë së ulët. Por nuk ka inspektorë ti kontrollojnë edhe çka shesin”, u shpreh një qytetar.
Nga ana tjetër tregtarët thonë se kanë shpenzime të mëdha, duke u përpjekur të justifikojnë çmimet e larta që kanë vënë. Kur i pyesim për marzhën e fitimit, nuk tregojnë se fitimi i tyre kalon mbi 30% të kostos, por arsyetohen me faktin që prodhimet bujqësore të fruta-perimeve vijnë nga jashtë shtetit.
“Njerëzit po lëvizin për të blerë por buxheti është i ulët, edhe pse çmimet kanë filluar të bien jashtë mase por populli nuk ka pare, gjendja është katastrofë. Malli vjen nga jashtë nuk është që e prodhojmë vetë! Ata duhet ti rregullojnë atje çmimet, ne që i marrim këtu pak më lirë i mbajmë, por sërish nuk ka shitje. Ja 100 denarë e kam liruar një kile speca por nuk ka interesim”, tha një tregtar.
Sa për ilustrim, një kavanoz me gjysmë kile ajvar të përgatitur nëpër markete ka arritur afër 400 denarë. Sivjet u rralluan edhe përgatitjet tradicionale të ajvarit nëpër shtëpi. Ata që bënë, thonë se deri në 200 denarë për një kavanoz u kanë arritur shpenzimet e specave, vajit, zjarrit, pa llogaritur punën e dorës./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania