LAJMI I FUNDIT:

Air France zgjidh mosmarrëveshjet për shaminë në kokë

Air France zgjidh mosmarrëveshjet për shaminë në kokë

Air France ka vendosur t’iu lejojë anëtareve të ekuipazhit që të refuzojnë të punojnë në fluturimet për Iran, për të cilat duhet të vënë shami në kokë.

Kompania ajrore e Francës ka thënë se do të caktojë një “njësi të veçantë” për t’i zëvendësuar ato që nuk duan të fluturojnë në Iran.

“Çdo grua që caktohet për fluturimin Paris-Teheran, e cila për arsye personale refuzon të veshë shaminë në kokë, do të ricaktohet për një tjetër destinacion”, ka thënë Gilles Gateau, zyrtar nga Air France.


Air France pritet të nisë tri fluturime në javë midis Parisit dhe Teheranit nga data 17 prill.

Një memorandum i brendshëm, në lidhje me fluturimet në Teheran, thotë se shoqërueset e fluturimit duhet të veshin xhaketë me mëngë të gjata dhe pantallona në bord. Sipas memorandumit, ato po ashtu duhet të vënë shami përpara se të arrijnë në Teheran, transmeton rel.

Rregulli për shaminë tashmë vlen për fluturimet e Air France në Arabinë Saudite dhe në disa destinacione të tjera.

Në trend Botë

Më shumë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Amerika
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori