“Ai duhet t’i thotë dikujt shko në ferr”, Ancelotti këshillohet si të rikthehet tek rezultatet pozitive
Ish-legjenda e Real Madridit, Predrag Mijatovic i ka treguar Carlo Ancelottit çfarë duhet të bëjë për të ‘ringjallur’ skuadrën e tij. ‘Los Blancos’ janë afër mbylljes së një viti tejet sfidues, teksa po synojnë ta rrëzojnë Barcelonën nga pozita e parë në La Liga dhe të rikthehen tek rezultatet pozitive në Ligën e Kampionëve. Situata brenda kampionatit nuk është një shqetësim aq i madh pasi skuadra e italianit mund ta reduktojë diferencën në vetëm një pikë nëse fitojnë ndeshjen ndaj Valencias, por Evropa është një shqetësim. Pasi kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet në fazën e ligës deri më tani, Real Madridi është momentalisht në pozitën e 24-të.
“Problemi kryesor këtë sezon është ajo që vitin e kaluar ishte pika më e fortë, fuqia mendore që skuadra kishte”. “Ata kanë shumë kualitet, por janë të brishtë në aspektin mendor, sa herë që ata pësojnë gol”, ka thënë Mijatovic.































