Ahmeti: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje e duhur, jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur mbledhjen e kryesisë qendrore të partisë ku kanë diskutuar për krizën e tanishme politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Bujar Osmanit dhe Teuta Arifit, në mbledhje është diskutuar për mënyrat e zgjidhjes së krizës në vend dhe ç’bllokimit të kuvendit të Maqedonisë. Që të dy thanë se është diskutuar për mundësinë e tërheqjes së ministrave të BDI-së nga qeveria teknike, por që nuk është sjellë ndonjë vendim konkret.
Bujar Osmani bëri të ditur se është folur edhe për zgjedhjet lokale të cilat ende nuk janë shpallur, ndërkaq afati është duke kaluar dhe me këtë përfundojnë edhe kompetencat e kryetarëve të komunave, që paraqet një problem juridik.
Para gazetarëve foli edhe Ali Ahmeti, i cili tha gjithashtu se po shqyrtohen të gjitha mundësitë e ç’bllokimit të kuvnedit në vend.
”Është një situatë që do kujdes dhe analizë të thelluar. E kemi analizuar nga të gjitha aspektet tërheqjen e ministrave të BDI-së dhe të shohim se sa mund të kontribuojmë në zhbllokimin e situatës, sepse ka zëra që mund të jetë kontribut në drejtim të ç’bllokimit të situatës. Do të konsultohemi me të gjitha partitë dhe ekspertët se çfarë mund të prodhojë ky veprim. Argumentimet janë se tërheqja mund të prodhojë komplikim të situatës më shumë, por ka argumente se mund edhe ta ç’bllokojë situatën. Nuk mund të balancoj situatën. Nëse tërhiqet BDI-ja nga ekzekutivi dhe komplikohet situata athëerë ne nuk duam të jemi kontribues në këtë drejtim. Ne jemi për të ofruar zgjidhje”, tha Ali Ahmeti/
Ahmeti tha se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhja më e mirë, sepse këto zgjedhje nuk do të thotë se sjellin zgjidhje më të mirë. Tani na duhet zgjidhje për të dalë nga kjo krizë sepse vijnë edhe zgjedhjet lokale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë