LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti paralajmëron inspektime të rregullta pas orës 21:00

Ahmeti paralajmëron inspektime të rregullta pas orës 21:00

Kryeqyteti prin ‘bindshëm’ me 1, 075 raste me COVID19, shumica prej të cilave janë konfirmuar fundin e qershorit dhe fillimin e korrikut, duke arritur rekordin të hënën me 102 infeksioneve të reja.

Kjo ka shtyrë Qeverinë e Kosovës të kufizojë lëvizjen e qytetarëve prej orës 21:00 deri në 05.00 të mëngjesit si masë parandaluese ndaj përhapjes së kësaj sëmundjeje të rrezikshme me të cilën po përballet pothuajse e gjithë bota.

Kryetari Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se inspektimet e kafiterive dhe lokaleve afariste, të cilat duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë këtij orari, do të jenë të rregullta dhe ato do të vazhdojnë deri në një vendim tjetër.


Ahmeti, përmes një postimi në facebook ka bërë me dije se pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 si masë parandaluese për #covid19, kanë filluar edhe inspektimet e kafeterive dhe lokaleve afariste.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej orës 21:00 si masë parandaluese për #covid19, kanë filluar edhe inspektimet e kafeterive dhe lokaleve afariste. Inspektimet do të jenë të rregullta dhe do të vazhdojnë derisa është në fuqi ky vendim.

Falenderojmë ekipet e Drejtorisë së Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori