LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kosova, një kartë pokeri me vlerë të lartë – shpresojmë të kemi rënë në duart e lojtarëve të duhur

Ahmeti: Kosova, një kartë pokeri me vlerë të lartë – shpresojmë të kemi rënë në duart e lojtarëve të duhur

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, përkatësisht shtyrjen e takimit në Shtëpi të Bardhë dhe rreth aktakuzës së Prokurorit Special, vetëm tri ditë para takimit të paraparë në SHBA.

Sipas Ahmetit, takimi i Shtëpisë së Bardhë të Kosovës i shtyrë nga Richard Grenell dhe njoftimi për shtyp i aktakuzës tre ditë më parë nga Gjykata janë mbi “kapacitetet tona”.

“Shtyrja e takimit nga Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë dhe komunikata e aktakuzës nga Gjykata Speciale, tri ditë përpara takimit, janë përtej nivelit tonë të cilin mund ta paguajmë. Fatkeqësisht, si duket ne jemi një kartë me çmim të lartë të pokerit. Shpresojmë që kemi rënë në duart e lojtarëve të duhur dhe nuk tregëtohemi lehtë” , ka shkruar Ahmeti në Twitter.


Ndryshe, emisari Special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka konfirmuar anulimin e takimit i cili ishte caktuar të mbahej për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë.

Një konfirmim i tillë ka ardhur pasi, pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen shkaku i aktakuzës nga Prokurori Special kundër presidentit Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori