LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti e Basha kërkojnë kohezion politik për proceset e rëndësishme që e presin Kosovën

Ahmeti e Basha kërkojnë kohezion politik për proceset e rëndësishme që e presin Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Pas këtij takimi Ahmeti ka thënë se ndihma e Shqipërisë në këtë kohë është më e domosdoshme se kurrë.

“Në këtë takim folëm për ngjarjet e fundit në Kosovë e Shqipëri. E falënderoj Lulzimin për interesimin e vazhdueshëm që ka pasur për Kosovën. Në këtë periudhë nevojitet kohezion i mirë i faktorit politik brenda Kosovës por edhe koordinim i faktorit shqiptarë në përgjithësi. Kjo është periudhë e vështirë për Kosovën jo vetëm në aspektin politik të jashtëm sa i përket Gjykatës por edhe sa i përket dialogut. Ndihma e Shqipërisë është më e domosdoshme se kurrë tash”, tha Ahmeti, transmeton Telegrafi.


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se përparimi i Kosovës drejt integrimit euroatlantik është një rrugë e gjatë por e mundshme.

Basha po ashtu theksoi se në këtë periudhë Kosova ka nevojë për kohezion real të forcave politike.

“Duhet të ketë kohezion real të forcave politike në Kosovë duke respektuar rregullat e demokracisë. Zhvillimet e fundit në Kosovë kërkojnë një bashkërendim dhe gjuhë të përbashkët, që gjykojë dhe shpresoj që hapësira institucionale që po krijohet do të shërbejë për një forcim të forcave politike. Ecja përpara me dialogun me qëllim të njohjes reciproke shërbehen më mirë me një bashkëpunim të ngushtë në mes dy partnerëve strategjik të kombit shqiptarë që janë SHBA dhe BE”, tha Basha.

Ai tutje shtoi se bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës do të jetë i plotë, i sinqertë dhe në funksion e mbështetje të institucioneve dhe forcave politike të Kosovës.

Në lidhje me propozim-aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Basha theksoi se askush dhe asgjë nuk mundet ta njollos luftën çlirimtare që ishte luftë mbrojtjeje ndaj agresorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori