LAJMI I FUNDIT:

Pas situatës në Ukrainë, shtohen mundësitë që Kosova të bëhet me ulëse në OKB

Pas situatës në Ukrainë, shtohen mundësitë që Kosova të bëhet me ulëse në OKB

Rusia është paralajmëruar se do të ketë pasoja të mëdha për pushtimin e Ukrainës.

Mirëpo vështirë i realizueshëm llogaritet të jetë përjashtimi i saj nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nëse eksiton një synim i tillë.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB Agim Nesho thotë se janë proceduara të komplikuara ato deri në përjashtimin e Rusisë nga OKB.


“Çdo iniciativë që mund të vijë në Kombet e Bashkuara, ose duhet të jetë iniciativë e propozuar nga Këshilli i Sigurimit, gjë që e pengon vetoja ruse, ose çdo iniciativë tjetër që do të vinte nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të rikthehet në Këshillin e Sigurimit ku edhe aty do të duhej tejkaluar vetoja ruse”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Agim Nesho.

Një kërkesë për të përjashtuar Rusinë në Këshilli i Sigurimit kishte bërë ministri i Jashtëm i Ukrainës.

Kjo kërkesë ka rënë edhe në vesh të Vuçiqit i cili thotë se nëse Rusia do të pezullohej nga Këshilli i Sigurimit, do të hapej rruga për ndryshimin e rezolutës 1244 dhe rrjedhimisht Kosova mund të bëhej anëtare e OKB-së.

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu thotë se rezoluta 1244 do të binte nëse Rusia do të pezullohej, përcjell Telegrafi.

“Nëse pezullohet statusi i Rusisë, Kosova menjëherë duhet të ripërtërijë kërkesën për t’u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe kjo do të thotë se rezoluta 1244 do të binte”.

Spahiu ka shpresë se pas agresionit rus në Ukrainë mund të ndryshojë përbërja e Këshillit të Sigurimit apo mënyra e përdorimit të vetos nga anëtarët ekzistues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori