Këngëtari i ri gjilanas, Agon Latifi ka sjellë një projekt interesant në tregun muzikor të muzikës shqiptare.

18-vjeçari i ka bërë edhe videklipin këngës së tij të parë ‘S’je ka m’don’, një këngë që është pritur mjaftë mirë.


Tekstin e këngës e ka shkruar Floriant Saliu, ndërsa spoti është gjiruar nga kompania ‘Urban Graphics’.

Latifi shihet si një talent mjaftë premtues dhe qyteti i Gjilanit pret që ai të ketë sukses të madh në skenën e muzikës kosovare.

Kujtojmë që djaloshi është i biri i legjendës së boksit kosovar Agim Latifi. /Telegrafi/