Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Agon Amiga e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Reperi i BabaStars e ka postuar një pjesë nga klipi i këngës së re që pritet ta lansojë në një të ardhme të afërt.


Në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram shkruan se videoklipi do të publikohet së shpejti.

Ndërsa nga videoja e shkurtër e paraqitur mësohet se produksioni XL Films e ka xhiruar klipin.

“Qy qysh” është projekti më i fundit muzikor i reperit të njohur nga labeli BabaStars.

Kënga u publikua vetëm në versionin audio dhe nuk u shoqërua me videoklip.

Ndërkohë, është raportuar se në këtë këngë nuk mungojnë thumbimet drejtuar reperëve tjerë të skenës sonë.

Më herët, ai bashkëpunoi me Teuta Selimin në realizimin e këngës “Lej lej” që u publikua me videoklip. /Telegrafi/