LAJMI I FUNDIT:

AGK: Kurteshi po rrezikon gazetarët me akuzat e tij ndaj medieve

AGK: Kurteshi po rrezikon gazetarët me akuzat e tij ndaj medieve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj deklaratave të Sami Kurteshit, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ, duke i cilësuar ato si të rrezikshme për mediet.

Kurteshi ka akuzuar disa medie,  për rol negativ dhe dezinformues në raportimet lidhur me rastin e aktivistit Astrit Dehari.

“Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet””, njofton AGK.


“Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediet në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit”.

AGK e ka dënuar këtë qasje, duke theksuar se deklarata të tilla janë të papërgjegjshme dhe vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve.

Kurteshi akuzon AKI-në, Policinë, Prokurorinë, Gjykatat e mediat për rastin e Astrit Deharit
Lexo po ashtu Kurteshi akuzon AKI-në, Policinë, Prokurorinë, Gjykatat e mediat për rastin e Astrit Deharit

“Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë,” thuhet në reagimin e AGK-së.

Organizata ka apeluar për përgjegjësi dhe kujdes në deklaratat që lidhen me çështje të ndjeshme si kjo.

Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut./Telegrafi/