LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon sulmin kundër gazetarit Vehbi Kajtazi

AGK dënon sulmin kundër gazetarit Vehbi Kajtazi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, ndërsa mirëpret hyrjen në fuqi të vendimit për trajtimin e rasteve të gazetarëve.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret hyrjen në fuqi të vendimit të Kryeprokurit të Shtetit Aleksandër Lumezi sa i përket trajtimit me prioritet të rasteve të gazetarëve. AGK-ja është njoftuar sot për kanosjen që një person i ka bërë kolegut Vehbi Kajtazi duke ja dëmtuar edhe veturën private. AGK ka takuar kolegun në fjalë nga i cili u kërkuan informacione për rastin, ndërkohë qe jemi njoftuar se tashmë Prokuroria është duke vepruar konformim vendimit të nënshkruar nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi me datë 09.03.2017. AGK-ja mbetet e përkushtuar në krijimin e një ambienti me të sigurtë për të ushtruar profesionin e gazetarit në vendin tonë. Në këtë përpjekje rol të rëndësishëm padyshim luan efikasiteti i institucioneve të drejtësisë. AGK do të bashkëpunoj ngusht me të gjitha institucionet sa herë që është e nevojshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori