LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Joao Santos: Chelsea mund të shesë Jorginhon, dy top klube janë të interesuara

Agjenti Joao Santos: Chelsea mund të shesë Jorginhon, dy top klube janë të interesuara

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos ka thënë se Chelsea mund të shesë klientin e tij në verë, nëse pranojnë një ofertë të mirë, derisa dy top klube evropiane janë të interesuara.

Mesfushori braziliano-italian ka edhe tri vite kontratë me The Blues, por spekulimet e fundit e lidhin me një ribashkim me Maurizio Sarrin te Juventusi.

“Nëse më pyesni mua, Sarri e pëlqen Jorginhon, dhe mund të them se mund të ndodhë një ribashkim shkaku i historisë së tyre”, ka thënë Santos.


“Nuk mund të them asgjë për afatin kalimtar veror, pasi ende nuk jam kontaktuar seriozisht nga askush. Jorginho ka ende kontratë me Chelsean, por nëse një ofertë e madhe arrin, Chelsea mund të shesë atë”.

“Në këtë rast, dy klube evropiane janë të interesuar për të dhe mund të ndodhë se shpejti të kemi ofertën në tavolinë”, ka shtuar ai më tej.

Chelsea e transferoi mesfushorin nga Napoli në verën e vitit 2018, gjersa ka shanse që ai të rikthehet në Serie A, mirëpo tani te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori