Florian Wirtz ishte për një kohë të gjatë në radarin e Real Madridit, para se të transferohej te Liverpooli verën e kaluar.

Los Blancos mund të kenë mundësi për të në të ardhmen, pasi mesfushori gjerman po performon mirë te Liverpooli.


Wirtz u vlerësua nga skautët e Real Madridit që në moshën 18-vjeçare te Bayer Leverkusen, por klubi përqendroi buxhetin e tij në pozicione të tjera, duke shpenzuar 165 milion euro për lojtarë si Dean Huijsen, Trent Alexander-Arnold, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono.

Agjenti i Wirtz, Volker Struth, tha për Phrasenmaher:

“Nuk isha pas asnjë nga ofertat që u diskutuan. Dëshira ime më e madhe do të ishte ta shihja Florianin te Real Madridi, dhe nuk mendoj se jam i vetmi. Edhe për shkak të historisë sime me Toni Kroos dhe marrëdhënies me drejtuesit e klubit. Do të ishte shumë i lumtur atje”.

“Ai po performon mirë te Liverpool, është shumë i ri dhe kush e di se çfarë do të ndodhë në karrierën e tij”.

Ish-trajneri Xabi Alonso kishte shprehur interes për ta sjellë Wirtz te Bernabeu, por rrethanat nuk ishin të favorshme.

Struth tregoi:

“Gjatë fazës kur po diskutohej transferimi midis Bayern dhe Liverpool, kontaktova prindërit dhe e ftova Xabin, duke i thënë: ‘Merrni djalin. Provojeni të flisni me Florentinon.’ Përgjigjja ishte: ‘Duhet të flisni me të’”.

Agjenti shtoi se presidenti Florentino Perez i delegoi vendimin Menaxherit të Përgjithshëm, Jose Angel Sanchez, dhe më vonë kuptoi se Real Madridi nuk e kishte konsideruar seriozisht lëvizjen për Wirtz.

Me investimet e mëparshme te Jude Bellingham dhe ardhjen e Arda Guler, konkurrenca në mesfushë është e madhe, por performanca e Wirtz te Liverpooli mund të rihapë diskutimet për një transferim të ardhshëm te Real Madridi. /Telegrafi/