LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Giuffredi: Hysaj qëndron te Napoli, por Sarri mund ta kërkojë te Chelsea

Agjenti Giuffredi: Hysaj qëndron te Napoli, por Sarri mund ta kërkojë te Chelsea

Agjenti i Elseid Hysaj pret që mbrojtësi i djathtë të qëndrojë në Napoli, pasi tani klauzola e lirimit prej 50 milionë eurosh është e pavlefshme, por pranon se  Maurizio Sarri mund ta kërkojë te Chelsea.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka befasuar me nivelin e treguar viteve të fundit duke qenë titullar i padiskutueshëm te Napoli dhe njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A.

Paraqitjet e tij të mira dhe vazhdimësia kanë bërë Hysaj të jetë shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.


Chelsea ka gati 42 milionë euro për Hysajn, por Napoli po kërkon edhe më shumë
Lexo po ashtu Chelsea ka gati 42 milionë euro për Hysajn, por Napoli po kërkon edhe më shumë

Hysaj ka qenë i lidhur shumë me Chelsean dhe edhe më shumë nëse Sarri emërohet trajner i tyre.

Suso dhe Hysaj gjatë një dueli (Getty Images)

Është agjenti i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi, i cili ka ofruar disa sqarime për të ardhmen e Hysajt.

“Kam lexuar disa pasaktësi: klauzola e lirimit në kontratën e Hysaj ishte e vlefshme deri më 30 qershor dhe jo në 5 korrik, por asnjë skuadër nuk u shfaq”, ka thënë ai për Radio Kiss Kiss.

Agjenti: Hysaj e ka refuzuar Juventusin
Lexo po ashtu Agjenti: Hysaj e ka refuzuar Juventusin

“Unë mendoj se Elseidi do të përfundojë duke qëndruar te Napoli, por nëse Sarri shkon te Chelsea, ai mund ta kërkoj atë”.

“Në atë pikë, me klauzolën e tij të skaduar, negociatat duhet të organizohen…”, përfundoi agjenti Giuffredi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori