Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus, Marcelo Pettinati ka konfirmuar bisedimet me Arsenalin.

Jesus nuk ka qenë titullar i rregullt në dy sezonet e fundit nën urdhrat e Pep Guardiolas te Cityt.


Mundësitë e tij pritet të pakësohen edhe më shumë në sezonin e ri pasi transferimit të Erling Haaland nga Manchester City.

Kështu, ylli brazilian pritet të largohet në verë nga Etihad, por mund të mbetet edhe më tej në Ligën Premier.

Agjenti i Jesusit ka konfirmuar bisedimet me Arsenalin, teksa ka shtuar se ka edhe gjashtë klube tjera të interesuara për transferimin e tij.

“Ne patëm bisedime me Arsenalin për Gabriel Jesus, na pëlqen projekti - është një mundësi që po e diskutojmë”, ka thënë fillimisht Pettinati.

“Ka 6 klube të tjera të interesuara për Gabrielin - ai është i fokusuar në ndeshjet e fundit me Man City, pastaj do të shohim”, përfundoi agjenti i sulmuesit. /Telegrafi/

telegrafi sport app