LAJMI I FUNDIT:

Agjenti: Gabigol do huazohet në Evropë

Agjenti: Gabigol do huazohet në Evropë

“Nëse Gabigol nuk luan në Inter, atëherë ai do të huazohet në një klub evropian”, ka konfirmuar agjenti i talentit brazilian, Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol.

Sulmuesi brazilian erdhi nga Santosi në muajin gusht për 29.5 milionë euro, por bëri vetëm tetë paraqitje në mes të Serie A dhe Kupës së Italisë për një total prej 153 minutash të futbollit.

Gabigol i pakënaqur me trajtimin nga Pioli
Lexo po ashtu Gabigol i pakënaqur me trajtimin nga Pioli

Ai shënoi vetëm një gol kundër Bolognas më 19 shkurt, por ka mbetur në stol në gjashtë ndeshjet e fundit pa luajtur asnjë minutë dhe kjo nuk po i pëlqen aspak fituesit të olimpiadës me Brazilin.


“U ktheva në Milano dje dhe fola me drejtuesit e Interit”, ka thënë fillimisht agjenti Wagner Ribeiro për Fox Sports Brasil.

“Ne do ta zgjidhim çështjen: nëse ai nuk luan, ose më mirë, nëse atij nuk i jepet mundësia për të luajtur në të ardhmen – jo domosdoshmërish si titullar – atëherë ai do të huazohet në një klub evropian”, përcjell Telegrafi.

Vëzhguesit e Interit ndjekin përsëri nga afër yllin belg
Lexo po ashtu Vëzhguesit e Interit ndjekin përsëri nga afër yllin belg

“Nuk do të ketë një kthim të tij në Brazil, do huazohet në Evropë”, përfundoi agjenti i Gabigolit.

Sassuolo dhe Atalanta kanë qenë skuadrat që kanë mundësitë për t’i dhënë kohën e duhur 20-vjeçarit në Serie A, por kjo sugjeron që ai mund të shkojë në një ligë tjetër evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori