Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe po i kundërvihet përpjekjeve të dy prej agjentëve më të mëdhenj të futbollit për të nënshkruar me atë.

Të dy agjentët e njohur, Jorge Mendes dhe Mino Raiola po përpiqen të sigurojnë shërbimet e adoleshentit francez për stabilitetin e tyre.


Por, Mbappe e ka bërë të qartë se është i lumtur me ekipin e tij aktual që agjentëve të menaxhimit.

mbappe 1

Për momentin, kampi i Mbappe përbëhet nga babai, William, një avokat personal dhe të afërm të ngushtë familjar, ndërsa i përfshirë gjithashtu është edhe Zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, përcjell Telegrafi.

Sipas mediumit JDD, bisedimet me Real Madridin dhe Arsenalin janë zhvilluar drejtpërdrejt me anëtarët e familjes.

Ndërsa, edhe Manchester City, PSG dhe Liverpooli gjithashtu janë të interesuar të blejnë Mbappen këtë verë. /Telegrafi/

telegrafi sport app