Plan B, një agjencion marketingu i cili punon sikur ora zvicerane, i përkushtuar që klientët gjithmonë të jenë të kënaqur. Sa herë që klientët janë të pakënaqur me planin A, gjithmonë e kanë Plan B, ku biznesi dhe arti janë të pandashëm.
”Ricky” nga Baseli apo aktori dhe producenti Ridvan Murati, po lë gjurmë duke nxitur shkëmbimin kulturor dhe lidhjet e biznesit midis Zvicrës dhe Kosovës, sidomos pas liberalizimit të vizave për Kosovën
Për Zvicrën shqiptarët janë pjesë e tyre. Në çdo manifestim që organizon “Plan B” i gjen së bashku shqiptarë e zviceran duke u munduar të bëjnë më të mirën për komunitetin!
“Plan B është më shumë se një agjencion e marketingut. Ne kemi filluar si një komunitet në Zvicër, duke organizuar evente të ndryshme kulturore për të lidhur bashkë shqiptarët dhe zviceranët në këtë vend. Një nga projektet tona më të njohura është festivali vjetor i stand-up komedisë në Cyrih, i cili ka bërë bashkë më shumë se 1000 persona,” tha Ridvan Murati gjatë intervistës.
Ai ka shtuar se në edicionin e këtij viti ata janë zgjeruar dhe kanë kaluar në një objekt më të madh – ku festivali do të mbahet dy net radhazi.
Murati ka potencuar se në edicionin e këtij viti është angazhuar një ekip kreativ dhe me vullnet të jashtëzakonshëm duke filluar nga: Alban Hamza si bashkëorganizator, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë si Petrit Markaj, Hana Ramosaj, Besar Rexhepi, Besa Beiqi, Xheki Krasniqi, Avni Sopi, Leard Demiri, Kristian Gashi, Noemi Rinderknecht, Mentor Musa, Agon Mehmeti, Visar Kryeziu, Flakon Zharku dhe Mon Salihu.
Agjencioni ka organizuar shumë projekte që përfshijnë jo vetëm marketingun tradicional, por edhe organizimin e eventeve kulturore si festivale të filmit, teatrove dhe shfaqjeve të tjera.
“Dua të theksoj se jemi të angazhuar për të shpërndarë pasionin tonë për kulturën shqiptare në të gjitha nivelet, duke bashkëvepruar me bizneset dhe kompanitë që kanë nevojë për shërbime të tilla”, tha Ridvan Murati.
Drejtuesi i agjencionit gjithashtu foli për qëllimin e tyre për të lidhur komunitetin e diasporës shqiptare me atë të Kosovës përmes projekteve të marketingut.
“Bizneset shqiptare në Zvicër dhe Kosovë kanë një interes të përbashkët, dhe ne mendojmë se marketingu është një mjet i fuqishëm për të ndihmuar në këtë lidhje të ndërsjellë,” theksoi ai.
Në fund, Ridvan Murati prezantoi shërbimet e agjencionit “Plan B“, duke përfshirë zhvillimin e identitetit vizual dhe brendit, PR (marrëdhëniet me publikun), marketingun digjital dhe mirëmbajtjen e rrjeteve sociale.
Agjencioni ofron gjithashtu shërbime të specializuara si realizimi i video reklamave dhe video-klipeve për kompanitë dhe artistët. Këto shërbime, të shoqëruara me një vullnet të theksuar për të forcuar lidhjet e diasporës shqiptare, bëjnë “Plan B” një partner të vlefshëm për komunitetin dhe bizneset shqiptare në Zvicër dhe më gjerë.
Çka ofron tjetër “Plan B”?
Krahas kësaj, “Plan B” për të gjithë klientët e tyre ofron mundësinë e reklamimit në pjesën kryesore të Aeroportit të Prishtinës (Check In Area & Arrival Area). Agjencioni ka ofertat e tyre të krijuara posaçërisht për bashkatdhetarë, duke u dhënë mundësinë që biznesi i tyre të promovohet edhe në vendlindje.
Nëse dëshironi saktësi pa pasur nevojë për opsione tjera, atëherë punoni me opsionin më të sigurt – PLAN B.
Dhe mos harroni siç thotë shprehja zvicerane: “Nuk mjafton të jesh punëtor i mirë, por duhet të kesh konsistencë dhe kreativitet” – këtë e gjen në “Plan B”.
Për më shumë informacione kontaktoni:
Facebook: Plan B
Email: riki_19@hotmail.com
Tel: +41 78 935 44 02
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit