Poezi nga: Lawrence Ferlinghetti
Përktheu: Faslli Haliti
Allen Ginsberg po vdes
thuhet të gjitha gazetat
në të gjitha lajmet e mbrëmjes
një poet i madh po vdes
Por zëri i tij jo
nuk do të vdes
Zëri i tij është mbi tokë
në Manhatanin e Poshtëm
në shtratin e tij
po vdes
Nuk ka vend
për shqetësIim
Vdes vdekja e kujtdo
që vdes
Vdes vdekja e poetit
Ai ka një telefon në dorë dhe i thërret të gjithë
nga shtrati i tij në Manhattanin e Poshtëm
Në gjithë botën
bie telefoni
në mes të natës
“Jam Allen”, thotë zëri
“Unë jam Allen Ginsberg”
Sa herë e kanë dëgjuar
në vitet e gjata në vitet e mëdha
Është e tepërt të themi Ginsberg
Në gjithë botën
në botën e poeteve ka vetëm një Allen
“Doja t’ju them”, thotë ai
Iu thotë atyre se ç’po ndodh
Ç’po zbret mbi të
Ç’vdekje, dashnorja e zezë
zbret mbi të
Nëpërmjet satelitit fjala shkon në tokë
mbi Detin e Japonisë
ku dikur qëndronte i zhveshur
me sfurkun në grusht
si një Neptun i ri
barbanera i ri
duke qëndruar drejt në një plazh gurësh
me baticë të lartë dhe zogjtë cicërijnë
Valët përplasen mbi të tani
dhe zogjtë ulërasin dhimbshëm
Në vijën ujore në San Francisko
ka erë të fortë
Dallgë me shkumë
rrahin Embarcaderon
Alleni është në telefon
zëri i tij është mbi valët
Po lexon poezi greke
Ka brenda detin
Dhe kuaj që qajnë
Kuajt e Akilit
që qajnë
këtu përgjatë detit
në San Francisko
ku valët ulurijnë
Përhapin një tingull befasues
një tingull sibylline
Alen pëshpërisin
Allen
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore
Pse Bob Marley është ikonë e të drejtave të njeriut?

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

“Koha ikën, dhe duke shkuar ndryshon, ribën dhe shkel ç’do gjë me çapin e saj të pavdekshëm”

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët