Agim Veliu është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media e këtij Asociacioni. Në njoftim thuhet se në Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor të AKK-së kanë marrë pjesë kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës.
Punimet e Kuvendit i ka hapur kryetari i deritanishëm i AKK-së, Naim Ismajli. Ndryshe, në këtë post dikur ishte edhe Lutfi Haziri, tani kryetar i Gjilanit.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të AKK-së:
KRYETAR I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TË KOSOVËS ËSHTË ZGJEDHUR Z. AGIM VELIU – KRYETAR I PODUJEVËS
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur Kuvendin e Përgjithshëm Vjetor ku kanë marrë pjesë delegatët nga Komunat e Republikës së Kosovës dhe kryetarët e komunave. Kryetari i deritashëm i AKK-së z.Naim Ismajli hapi punimet e Kuvendit dhe paraqiti para të pranishmëve agjendën e punës së këtij takimi, të organit më të lartë të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Kuvendi i Përgjithshëm Vjetor i AKK-së sot debatoi për raportet vjetore të punës dhe atë financiar për vitin 2017 si dhe debatoi për agjendën legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2018 dhe për çështjet tjera të lobimit në interes të Komunave të Kosovës.
Gjatë paraqitjes së Raportit të Punës të AKK-së për vitin 2017, kryetari z.Naim Ismajli, ndër të tjera, tha se “sa i përket punës së AKK-së gjatë vitit 2017, në cilësinë e kryetarit, do të përpiqem që shkurtimisht të paraqes disa nga pikat kryesore të realizuara nga ana e strukturave të AKK-së në shërbim të interesave të Komunave, sepse më gjerësisht ato janë përshkruar në Draft – Raportin e Punës 2017. Edhe gjatë vitit 2017, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka punuar në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të komunave, ofrimit të shërbimeve të avancuara dhe përmirësimit të performancës së komunave, konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të reja të AKK-së dhe performancës së mirë financiare. AKK-ja është kyqur në agjendë legjislative të Qeverisë e Kuvendit të Kosovës duke qenë pjesë e grupeve punuese në shqyrtimin e projektligjeve dhe akteve tjera ligjore në ekzekutiv dhe ka marrë pjesë në trupat e Parlamentit në takime dhe në disa dëgjime publike për të mbështetur qëndrimet dhe interesat e komunave të Republikës së Kosovës. AKK-ja ka adresuar rreth 75 kërkesa e rekomandime në nivelin qendror dhe rezultati i inkorporimit të tyre në aktet ligjore dhe në interes të komunave shkon në 65 për qind. Bashkëpunimi me partnerë, AKK-së i ka ndihmuar në lobim e avokim, në realizimin e shumë projekteve që kanë përfituar komunat qoftë në fonde, përkrahje financiare në projekte, ofrim të shërbimeve, trajnime punëtori, shkëmbim të përvojave etj. SDC-ja si partneri kryesor në zhvillimin dhe avancimin e AKK-së ka dhëne kontribut thelbësor si mbështetje për AKK-në.
Bashkëpunime me projekte të ngjashme janë implementuar me DEMOS, GIZ, NALAS, ACT/USAID-in, UNDP, UNICEF, Save the Children, Projekte të përkrahura nga Komisioni Evropian, OSBE-në etj. Ndërsa sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Komunave, janë organizuar trajnimet në implementimin e legjislacionit të ri në shumë fusha. Sic e dini në dhjetor vitin e kaluar filluan Trajnimet e Anëtarëve të Kuvendeve të Komunave të cilat përfunduan në fillim të këtij viti. Kolegjiumet Profesionale – mbeten një mbështetje e fortë në diskutimin e projektligjeve dhe akteve të ndryshme nënligjore në interes të komunave, të cilat veçohen në strategjinë legjislative. Këto mekanizma janë struktura unifikuese të pushtetit lokal në Kosovë. Kolegjiumet janë marrë me shqyrtimin dhe diskutimin e temave të ndryshme me interes komunal, duke përfshirë nxjerrjen e rekomandimeve dhe kërkesave për qeverinë qendrore me qëllim të përmirësimit të shërbimeve komunale”.
“Në fund, unë mund të vlerësoj se në përgjithësi kemi realizuar objektivat e përcaktuara si synime për t’i arritur por gjithnjë duke pretenduar se duhet dhe mund të bëjmë edhe më shumë në të ardhmen në mbrojtje të interesave të Komunave të Kosovës. Me gjerësisht lidhur me punën e AKK-së në vitin 2017 para vetes keni Raportin Vjetor”.
Delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së pas diskutimeve kanë aprovuar Raportin e Punës dhe Raportin Financiar të AKK-së për vitin 2017.
Në pikën tjetër, Kuvendi i Përgjithshëm i Asociacionit të Komunave të Kosovës zgjodhi për kryetar i AKK-së z.Agim Veliun – kryetar i Komunës së Podujevës, dhe zëvendëskryetar z.Xhafer Gashin- kryetar i Komunës së Obiliqit. Kuvendi poashtu zgjodhi edhe anëtarët e Bordit të AKK-së: z.Haki Rugova– kryetar i Komunës së Istogut, z. Imri Ahmeti- kryetar i Komunës së Lipjanit, z. Agron Kuçi – kryetar i Komunës së Junikut, z. Agim Aliu– kryetar i Komunës së Ferizajt, dhe z. Dragan Petkovic– kryetar i Komunës së Parteshit.
Me këtë rast, kryetari i posa zgjedhur i AKK-së z.Agim Veliu në fjalën e tij pasi falenderoj delegatët e Kuvendit për besimin e dhënë tha se “siç e dini Asociacioni i Komunave të Kosovës është një organizatë tërësisht e Komunave të Kosovës dhe është në shërbim të plotë të pushtetit lokal dhe sfidave e çështjeve që prekupohet ky nivel i qeverisjes në Republikën e Kosovës. Si ka qenë deri më tani, AKK-ja edhe në mandantin tim si Kryetar i tij do të jetë një organizatë jo politike e jo partiake por një organizatë e cila punon dhe angazhohet vetëm në drejtim të mbrojtjes së interesave të Komunave të Kosovës. Angazhimi i deri tashëm në këtë drejtim ka sjell këtë imazh dhe reputacion që ka Asociacioni i Komunave të Kosovës si tek niveli qendror ashtu edhe tek komuniteti i dontaorëve”.
“Besoj se së bashku do t’ia dalim që të ecim tutje me progres të ri në funksionin që ceka më lartë dhe në funksion të shërbimeve sa më efikase e kuptimplote për qytetarët e komunave tona”, – tha ndër të tjera kryetari i ri i AKK-së z.Agim Veliu.
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv z.Sazan Ibrahimi paraqiti në pika të shkurtra planin e punës për këtë vit dhe format e lobimit në interes të komunave të Kosovës e i cili mori miratimin e delegatëve të Kuvendit të Përgjithshëm të AKK-së.
Në këtë takim vjetor u debatuan edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?