LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri shkarkon drejtorin Musa Dragaj, në vend të tij emëron nipin e vet, Nehat Bahtiri

Agim Bahtiri shkarkon drejtorin Musa Dragaj, në vend të tij emëron nipin e vet, Nehat Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shkarkuar nga pozita drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj.

Drejtori tashmë i shkarkuar, ka treguar se shkarkimi i tij ka ndodhur para tri javësh.

Arsyet e shkarkimit Dragaj thotë se nuk i di.


“Për çka jam shkarku nuk e di as vetë, sepse nuk kam pasë rast kurrkush me më tregu pse jam shkarku”, thotë Musa Dragaj për Kallxo.com.

Dragaj tregon se vendimi i është dërguar pasi është kthyer nga pushimi.

“Në vendim shkruan që vetëm në bazë të kompetencave të kryetarit shkarkohet nga detyra e drejtorit për Emergjenca, dhe nuk ka asnjë arsyetim”, shtoi Musa Dragaj.

Emri i drejtorit Musa Dragaj është hequr edhe nga web-faqja e Komunës së Mitrovicës.

Ndërsa, në vend të Musa Dragajt, kryetari i Mitrovicës së Jugut është kujdesur ta emërojë nipin e tij, djalin e vëllait.

Gazeta ka bërë përpjekje dje dhe sot të marrë një prononcim nga kryetari Agim Bahtiri lidhur me arsyen e shkarkimit të Musa Dragajt dhe zëvendësimin e tij me nipin e tij, Nehat Bahtirin.

Të hënën, porsa ka kuptuar që është kontaktuar nga gazetarja Agim Bahtiri e ka mbyllur telefonin. E sot, ai i ka kërkuar gazetares së Kallxo.com që pyetjet t’i dërgojë me SMS dhe se më pas do të përgjigjet. Por, kryetari Bahtiri ende nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërsa, nipi i kryetarit Bahtiri e ka konfirmuar se është emëruar në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Po, unë jam emëruar drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, ka thënë Nehat Bahtiri..

Po ashtu, drejtori i ri e ka pranuar se kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, është axha i tij.

Në një CV të publikuar në web-faqen e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Nehat Bahtiri, te pika “Arsimimi dhe Trajnimet” ka shkruar: “Ka vaijuar shkollimin në institutin e tekonologjisë në Irland”.

Ndërsa te pika “Eksperienca e Punës”, ka shkruar: “E gjithë përvoja dhe aktiviteti i punës është zhvilluar jashtë Kosovës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori