Site icon Telegrafi

Agim Bahtiri lajmërohet nga Liqeni i Ujmanit (Foto)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri e ka vizituar sot liqenin e Ujmanit.

Bahtiri në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, ku shihet bashkë me gazetarin Fidan Jupolli, ka shkruar se liqeni i Ujmanit është një vend i mrekullueshëm.

“Liqeni i Ujmanit është një vend i mrekullueshëm. Ashtu sikurse ne, edhe Policia e Kosovës meriton të ketë pushim për vikend”, ka shkruar Bahtiri.

Një vizitë të tillë para një jave e ka bërë edhe presidenti Hashim Thaçi, por ndryshe nga Bahtiri, ai ishte i shoqëruar me forcat speciale ROSU dhe me disa zyrtarë institucioinalë e politikë në vend./Telegrafi/

Exit mobile version