Agim Aliu flet për zhvillimin e sportit: Pallati në Greme ndër më të veçantët në Kosovë
Ekzekutivi në komunën e Ferizajt që drejtohej nga kryetari Agim Aliu, gjatë këtij mandati të qeverisjes, rëndësi mjaftë të veçantë i ka kushtuar edhe sportit, derisa janë ndërtuar një varg sallash sportive, fusha nëpër oborre të shkollave, palestra sportive e të tjera.
Por, njëri ndër projektet më të rëndësishme është edhe pallati i sporteve në fshatin Greme i cili po konsiderohej si ndër më të veçantët në Republikën e Kosovës.
Në një intervistë për Telegrafin, kryetari Agim Aliu, ka thënë se së shpejti pritet të hynë në funksion ky pallat i sporteve në Greme i cili ka kapacitete me mbi 1100 ulëse.
“Jemi duke pritur konfirmimin nga niveli qendror sepse gjithçka është gati për të bërë inaugurimin e Pallatit të Sporteve në Greme, pallat i jashtëzakonshëm, ndër më të veçantët edhe në Republikën e Kosovës me një kapacitet prej një mijë e njëqind shikuesish po që është i dedikuar edhe për bizneset në Greme sepse është Pallati i Sporteve dhe i panaireve. Ju e dini që përveç tyre dhe pallateve të tjera kemi ndërtuar edhe salla të sporteve nëpër fshatra, sepse unë kam dashur që të siguroj sa më shumë salla dhe objekte të tilla, në mënyrë që të shkarkohet mbingarkesa që është në sallën e sporteve në qytetin e Ferizajt”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, duke ndërtuar salla nëpër lokalitete ua mundëson sportistëve të mbajnë më shumë aktivitete sportive dhe me kushte më të mira.
“Ferizaj tashmë është një qytet që është zhvillua shumë, andaj janë zhvilluar edhe klubet sportive dhe ka sporte që kanë nga dy-tri klube dhe sigurisht se është dashur që të kemi një vizion për t’ju përgjigjur kësaj kërkese dhe jam i lumtur që ne e kemi ndërtuar, po edhe do të vazhdojmë të ndërtojmë objekte të tilla për sportin”, ka thënë Aliu.
Aliu ka folur edhe për stadiumin e ri të qytetit i cili pritet së shpejti të nisin procedurat për projektim dhe fillim të punimeve.
“Jemi në përfundim e sipër edhe të çështjes së ndërtimit të stadiumit të ri. Nuk jemi nxituar edhe për arsye se kanë qenë çështje pronësore, por jemi në dakordancë edhe me Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit dhe pothuajse është në përfundim edhe çështja e stadiumit dhe urojmë që Qeveria e Ministria t’i përfundojë fazat e fundit të fizibilitetit dhe të projektimit të stadiumit të ri dhe të fillojë së ndërtuari, sepse edhe futbolli ka pasur dhe vazhdon të ketë kushte të vështira. Si gjithkund pothuajse, sepse pak po ka fusha të gjelbra ku luajnë futbollistët tanë, edhe Ferizaj luajnë në një bari sintetik. Pra, do të bëhet edhe stadiumi që është shumë i merituar për atë që manifeston Ferizajn”, ka deklaruar Aliu.
Kujtojmë se Telegrafi ditë më parë ka raportuar se Qeveria e Kosovës, pati marrë vendim për ndërtimin e projektit të shumëpërfolur të stadiumit në Ferizaj për të cilin tashmë janë planifikuar 19 milion eurosh.
Ky projekt madhor për sportin në Ferizaj do të realizohej afër palestrës së sporteve “Bill Clinton” në një pronë publike.
Për realizimin e këtij projekti komuna e Ferizajt me kohë i kishte bërë kërkesa zyrtare Qeverisë së Kosovës meqë kërkesat e klubeve sportive të kësaj komune ishin vlerësuar të arsyeshme.
Pas një “presioni” zyrtar nga Komuna e Ferizajt, Qeveria e Kosovës ka planifikuar që ky projekt të realizohej në të ardhmen e afërt dhe obligohet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi. / Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komuna e Ferizajt merr vendim për mbështetje të fermerëve deri në gjysmë milioni euro për vitin 2025
Pema e tharë dhe baltë në hyrje të ndërtesës, banorët e rrugës “Faton Shabani” në Prishtinë kërkojnë të zgjidhen këto probleme
Rama takim me përfaqësuesit e Asociacionit të Klubeve Sportive të Prishtinës, flasin për zhvillimin e sportit në kryeqytet
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama