Këngëtari Blero dhe modelja, Afrona Dika, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, këtë muaj ata po shijojnë atë që njihet si "muaji i mjaltit", dhe për këtë kanë zgjedhur një destinacion mjaft luksoz.


Ata kanë shkuar në ishujt Havai, ku janë duke shijuar kohë së bashku pranë njëri-tjetrit.

Dyshja të cilët janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, kanë ndarë me ndjekësit e tyre disa imazhe nga çastet e bukura që po kalojnë atje.

Mesa duket, çifti nuk iu kanë rezistuar traditave të Havait, ku shihet teksa kanë ndryshuar edhe stilin e veshjes duke iu përshtatur këtij vendi.

fifi2 e1574275521282

Blero përndryshe ka qenë shumë i angazhuar këtë vit me projekte muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku, ndaj një pushim i tillë duket të ketë qenë i mirëpritur për të. /Telegrafi/