Afrohet për të parë fundin e shkëmbit, vajza tërhiqet me shpejtësi nga prindërit e saj

Fotografitë tregojnë momentin e frikshëm të një vajze të vogël, e cila u tërhoq prapa nga një skaj shkëmbi, pasi u nxitua për të parë nga afër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo po shëtiste me familjen e saj, përgjatë shkëmbinjëve prej 121 metrave lartësi, vendi i cili gjendet në Birling Gap afër Eastbourne të Anglisë.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme ajo tërhiqet shpejt nga prindërit, ndërsa era fryente në po ato momente.
Raportohet se turistët janë paralajmëruar në lidhje me rreziqet e vendndodhjes, si dhe erërave të forta që shkaktohen në këtë zonë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































