LAJMI I FUNDIT:

Armando Broja te Milani, kuqezinjtë duhet të presin deri në afatin kalimtar veror

Armando Broja te Milani, kuqezinjtë duhet të presin deri në afatin kalimtar veror

Milani është seriozisht i interesuar për të marrë sulmuesin e Chelseat, Armando Brojën, por kanë hasur në një pengesë të re për të arritur te shqiptari. 

Sulmuesit 21-vjeçar nuk ka pasur shumë minuta te Blutë këtë sezon, duke startuar dy herë në Ligën Premier dhe duket se do të ishte i përshtatshëm për projektin e ri dhe emocionues të Stefano Piolit te Milani.

Milani ka qenë në kontakte me përfaqësuesit e Brojës për disa javë, duke folur për një lëvizje të mundshme në janar, por një pengesë është shfaqur.


Siç raportohet nga Daniele Longo i Calciomercato.com, Chelsea ia ka bërë të qartë Milanit se nuk do të konsiderojnë shitjen e Brojës deri në fund të sezonit, duke përjashtuar një marrëveshje të mundshme në janar.

Sulmuesi shqiptar së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje të re me Blutë, duke e lidhur atë me klubin deri në vitin 2028, kështu që ata do të konsideronin vetëm një largim të përkohshëm në janar, diçka për të cilën kuqezinjtë nuk janë të interesuar.

Megjithëse Milani është ende i etur për një lëvizje, ata ka të ngjarë ta kenë të pamundur të anashkalojnë këtë pengesë, duke i detyruar ata të kërkojnë diku tjetër për përforcimin e tyre dimëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori