Modelja dhe njëherësh këngëtarja, Afërdita Dreshaj, është ende ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Para disa javësh në rrjetin social Instagram, ajo bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së parë.


Ajo me bashkëshortin e saj kanë zbuluar edhe gjininë e bebes, e që pritet të jetë djalë.

aferditadreshaj 122421106 1538821376305405 7015160024798947289 n (Foto: Instagram)

Sidoqoftë kësaj, në një postim të fundit ajo është shfaqur nga Miami, ndërsa në rend të parë ka vënë barkun e rrumbullakosur.

Për veshje ajo ka vendosur të shkojë me një fustan shumë-ngjyrësh, kurse për aksesorë ka zgjedhur një palë syze të zeza.

aferditadreshaj 122287406 178713007144219 5627998836113750999 n (Foto: Instagram)

Afërdita përndryshe është në muajin e pestë të shtatzënisë, së bashku me partnerin, Jakub Kindl. /Telegrafi/