Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, rreth një muaj më parë u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Sky Blue.


Vetëm pak javë pas lindjes, biondja përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale ka bërë të ditur se është rikthyer në palestër.

Screenshot 4 36 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Kjo pasi ka qenë shumë aktive dhe thuajse të shumtën e kohës e ka kaluar duke bërë aktivitete fizike.

“Jam kthyer sërish”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve që ka ndarë në InstaStory.

Artistja e njohur shfaqet në formë të mirë, përkundër se ka pak kohë që nga lindja e fëmijës.

Screenshot 5 34 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Afërdita dhe Jakub prej shumë vitesh janë bashkë, ndërsa kurorëzuan dashurinë me martesë në qershor të 2019. /Telegrafi/