Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj, prej më shumë se dy vitesh është e martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Çifti së shpejti do bëhen prindër për herë të parë, ndërsa në rrjete sociale dedikimet ndaj bashkëshortit nuk mungojnë nga artistja shqiptare.


Ajo së fundmi ka uruar bashkëshortin për ditëlindje dhe me këtë rast ka përzgjedhur disa fotografi të përbashkëta, shoqëruar me fjalët më të mira.

Screenshot 12 2 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

“Nëse do të kisha 100 jetë, sërish do të zgjidhja ty. Urimë ditëlindjen për dashurinë e jetës time. Shoku im më i mirë. Ai që më bën të buzëqesh gjithmonë”.

“Le të festojmë për ty, për dashurinë tonë dhe për më të mirën që po vjen. Mezi po pres që të ju shikoj juve si baba. Urime ditëlindjen dashuria e jetës time”, ka shkruar ajo.

Screenshot 13 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Afërdita dhe Kindl ndërkohë do të bëhen prindër të një djali. /Telegrafi/

Screenshot 14 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Screenshot 15 1 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Screenshot 16 1 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Screenshot 17 1 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Screenshot 19 Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)