Afati kalimtari i janarit është mbyllur – këto janë 10 transferimet më të mëdha që ndodhën

Afati kalimtar i dimrit është mbyllur me 31 janar, në mesnatë, në disa kampionate edhe më herët.
Pesë kampionatet më të mëdha e kanë mbyllur afatin kalimtar, me klubet që kanë qenë shumë më të kujdesshme se herët e shkuara me shpenzime.
Nuk ka pasur shpenzime të frikshme pasi shumica e transferimeve janë bërë në huazim me të drejtë blerje.
Marca i ka zgjedhur 10 blerjet më të mëdha të këtij afati kalimtar.
GONZALO HIGUAIN
Gonzalo Higuain ishte emri i madh i Ligës Premier këtë janar, duke i kushtuar Chelseat 9 milionë euro për huazimin dhe klubi i Londrës ka mundësinë për ta blerë përfundimisht për 36 milionë euro.
ALVARO MORATA
Alvaro Morata ka bërë një transferim si huazim për 18 muaj te Atletico Madridi, pas një kohe zhgënjyese te Chelsea.
Los Rojiblancos mund ta bëjë nënshkrimin e përhershëm për 45 milionë euro.
LEANDRO PAREDES
Paris Saint-Germain bëri nënshkrimin më të shtrenjtë të afatit kalimtar, duke nënshkruar me mesfushorin argjentinas Leandro Paredes për 47 milionë nga Zenit St. Petersburg,.
Ai ishte blerë vetëm për 23 milionë nga Roma, 18 muaj më parë.
KRZYSZTOF PIATEK
Me transferimin e Higuain tek Chelsea, Milani zëvendësoi sulmuesin me Krzysztof Piatek nga Genoa për 35 milionë euro.
Sulmuesi polak kishte shënuar 19 gola në 21 ndeshje për skuadrën e Serie A dhe shënoi edhe dy për Milanin kundër Napolit në çerekfinale të Kupës së Italisë.
LUCAS PAQUETA
Në një tjetër nënshkrimit i madh për Milanin, Lucas Paqueta erdhi nga Flamengo për 35 milionë euro dhe nënshkroi deri në vitin 2023.
Në moshën 21 vjeç, ai ka paraqitje edhe me ekipin kombëtar brazilian.
CESC FABREGAS
Mesfushori spanjoll u bashkua me ish-kampionët e Ligue 1, Monacon, për t’i ndihmuar që të shpëtojnë nga rënia.
Ishte Thierry Henry, që e mori, por ai u shkarkua.
MARIO BALOTELLI
Në moshën 28 vjeçare, sulmuesi italian më në fund gjeti një shtëpi në Olympique Marseille.
Ai kaloi nga Nice si transferim i lirë. Ai ka nënshkruar për pjesën e mbetur të sezonit.
KEVIN-PRINCE BOATENG
Ishte lëvizja më e habitshme e dritares, Kevin-Prince Boateng përfundoi si huazim te Barcelona nga Sassuolo.
Me opsionet e sulmit të pakta për Ernesto Valverde, ganezi u identifikua si një blerje e dobishme për pjesën e mbetur të sezonit.
DIEGO LAINEZ
Talenti më i madh në futbollin meksikan erdhi te Real Betis nga Amerika për çmimin prej 14 milionë eurosh. 1
8-vjeçari ka nënshkruar për pesë sezone.
BRAHIM DIAZ
Real Madrid bëri nënshkrimin e të ardhmes me Brahim Diazin.
Edhe pse nuk është e lirë për 17 milionë euro, gjëra të mëdha priten nga adoleshenti që vjen nga Manchester City.
Transferimi Bonus: CHRISTIAN PULISIC
Mesfushori i Shteteve të Bashkuara është bashkuar me Chelsean nga Borussia Dortmund për një marrëveshje prej 64 milionë eurosh.
Lojtari do të mbetet në Bundesliga para se të bashkohet me shokët e tij të ri në Londër në verë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame