LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të ndjeshme të trafikut të pasagjerëve në Evropë

Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të ndjeshme të trafikut të pasagjerëve në Evropë

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë (ACI EUROPE) ka publikuar raportin më të fundit për trafikun ajror, që përfshin periudhën e katërmujorit të dytë të vitit 2024.

Raporti thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka shënuar rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Evropë, krahasuar me vitin e pandemisë 2019.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po ashtu ka treguar rezultate të jashtëzakonshme, me një rritje prej 71.2% të trafikut të pasagjerëve gjatë katërmujorit të dytë të këtij viti.


Ky trend tregon një rimëkëmbje të vazhdueshme dhe një afrim të dukshëm drejt rikuperimit të plotë krahasuar me vitin e pandemisë.

Raporti i ACI EUROPE gjithashtu nënvizon se, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, disa vende të tjera në Evropë si Uzbekistani, Armenia, Kazakistani dhe Bosnja, kanë përjetuar rritje të ndjeshme të trafikut të pasagjerëve gjatë kësaj periudhe.

Aeroporti i Tiranës me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Evropë
Lexo po ashtu Aeroporti i Tiranës me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Evropë

Gushti pritet të sjellë një rritje të mëtejshme të numrit të udhëtarëve, veçanërisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, duke kontribuar në një fluks të shtuar pasagjerësh në Aeroportin e Prishtinës.

Parashikimet janë optimiste për rritjen e vazhdueshme të trafikut të pasagjerëve në aeroportin e Prishtinës, duke e pozicionuar atë ndër më të suksesshmit në rajon.