LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani që po fluturonte nga Parisi për në Pekin, rikthehet shkaku i një ‘informacioni terrorist’ (Foto)

Aeroplani që po fluturonte nga Parisi për në Pekin, rikthehet shkaku i një ‘informacioni terrorist’ (Foto)

Një aeroplan i Air China që u nis nga Parisi për në Pekin të Kinës, është detyruar të kthehet, si pasojë e një ‘informacioni terrorist’.

Kompania ajrore ka bërë të ditur përmes një deklarate, se fluturimi CA876 ka bërë një veprim parandalues dhe është rikthyer në kryeqytetin e Francës, transmeton Telegrafi.

“Aterrimi është kryer me sukses dhe askush nuk është lënduar. Së shpejti, do të organizohet një tjetër fluturim për në Kinë” thuhet në njoftimin e kompanisë, ku nuk bëhen të ditura detajet.


Raportohet se piloti që po e drejtonte, ka lëshuar një sinjal të pazakontë, që nuk iu ka tingëlluar mirë kujdestarëve në Kontrollin e Trafikut Ajror, të cilët kërkuan që aeroplani të kthehet menjëherë.

Kur Boeing 787-9 Dreamliner ndaloi në pistë dhe udhëtarët dolën, brenda kanë hyrë njësitet speciale që kryen kontrollet me qentë nuhatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori