LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët rusë dhe sirianë bombardojnë Aleppon ndërsa rebelët thuhet se kanë pushtuar gjysmën e qytetit

Aeroplanët rusë dhe sirianë bombardojnë Aleppon ndërsa rebelët thuhet se kanë pushtuar gjysmën e qytetit

Rebelët sirianë tani kontrollojnë rreth gjysmën e Aleppos pasi ofensiva e tyre e befasishme ka lënë forcat e regjimit të tronditur.

Luftëtarët e opozitës kanë avancuar në dhe rreth qytetit të dytë më të madh të Sirisë dhe tani po ashtu pretendojnë se kanë nën kontroll të gjithë provincën Idlib.

Aeroplanët rusë dhe sirianë janë përgjigjur duke bombarduar rebelët teksa ata përballen me sfidën më serioze ndaj presidentit Bashar al Assad në shumë vite.


Ushtria e Sirisë thotë se ka kryer një “tërheqje të përkohshme të trupave” për t’u përgatitur për një kundërofensivë kundër “terroristëve”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Aeroporti i Aleppos dhe një numër rrugësh kryesore janë mbyllur, ndërsa mijëra vetura janë parë duke ikur nga qyteti përgjatë një rruge që mbetet nën kontrollin e qeverisë.

Bëhet e ditur se rebelët, të udhëhequr nga grupi militant islamik Hayat Tahrir al Sham, thuhet se kanë nën kontroll rreth gjysmën e Aleppos – qyteti i dytë më i madh i Sirisë – sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

Lufta e gjatë për kontrollin e Sirisë: A do të arrijnë rebelët të rrëzojnë Bashar al-Assadin?
Lexo po ashtu Lufta e gjatë për kontrollin e Sirisë: A do të arrijnë rebelët të rrëzojnë Bashar al-Assadin?

Ndërkohë, Rusia, një nga aleatët kryesorë të presidentit Bashar al Assad, i ka premtuar Damaskut ndihmë shtesë ushtarake për të penguar rebelët, njoftuan dy burime ushtarake.

“Sulmet e pamëshirshme gjatë tre ditëve të fundit në Sirinë veriperëndimore kanë vrarë 27 civilë, përfshirë tetë fëmijë”, tha një zyrtar i OKB-së.

Dhe tani ata janë kthyer në Aleppo për herë të parë që nga viti 2016, kur Assad dhe aleatët e tij Rusia, Irani dhe milicitë shiite rajonale e rimorën atë.

Kryengritësit kanë postuar video në internet që tregojnë veten duke përdorur dronë në avancimin e tyre për herë të parë.

Nuk është e qartë se në çfarë mase ato janë përdorur në fushën e betejës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori