Aeroplanët amerikanë dhe kanadezë përgjuan dy aeroplanë rusë që fluturuan mbi Detin Beaufort pranë vijës bregdetare të Alaskës, thanë zyrtarët ushtarakë të martën.

Aeroplanët rusë të zbulimit detar Tu-142 u shoqëruan nga aeroplanët F-22 dhe CF-18, nga Komanda e Mbrojtjes së hapësirës ajrore të Amerikës së Veriut, transmeton Telegrafi.


NORAD postoi imazhe dhe video të incidentit të martën.

Zyrtarët e NORAD thanë në njoftim se avionët rusë nuk hynë në hapësirën ajrore sovrane të SHBA-së ose Kanadasë.

Aeroplanët rusë që fluturojnë afër Alaska ose Kanadasë janë mjaft rutinore, me të fundit që ndodhën në janar. Majin e kaluar, katër nëndetëse ruse dhe dy aeroplanë luftarakë u përgjuan pranë bregdetit të Alaskës. /Telegrafi/