Javën që po lëmë pas u mbajt seanca e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla foli për çështjet e sigurisë, sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe krimet serbe.
Po gjatë javës që po lëmë Policia e Kosovës arrestoi nëntë persona dhe konfiskoi mbi 56 kilogramë marihuanë.
Çështja e targave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë pa marrëveshje përfundimtare, pasi të enjten në Bruksel është mbajtur takimi ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, por që përfundoi pa rezultat.
Deklaratat e ministres Gërvalla në Këshill të Sigurimit dhe përplasjet me përfaqësuesin e Serbisë
Të mërkurën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën është shqyrtuar raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ndërkaq në adresimin e saj zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur për çështjet e sigurisë pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, për krimet serbe në Kosovës e për sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
“Rusia po e rrezikon edhe vet Këshillin e Sigurimit. Debati i sotëm duhet të marrë parasysh edhe këto ndryshimet e mëdha”, u shpreh ajo.
Gërvalla ka thënë se misionet ndërkombëtare respektohen shumë në Kosovë, por sipas saj dallon roli i UNMIK-ut.
Ministrja e Jashtme Gërvalla ka kujtuar krimet serbe në Kosovë dhe rolin e Vuçiqit në atë kohë.
“Është me rëndësi të përmendet se në atë kohë, presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kohën e gjenocidit ka qenë ministër i Millosheviqit për propagandë. Ashtu si në Bosnje edhe në Kosovë nuk ka qenë luftë por ka qenë fushatë shfarosëse, ashtu si po bënë edhe sot Putini në Ukrainë. Ne nuk do t’i harrojmë ato krime, e as bota nuk bën t’i harrojë”, deklaroi Gërvalla.
Gërvalla ka përmendur edhe sulmet që po kryhen ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se sulmet po vijnë nga territori serb.
“Ekipet tona të policisë etnikisht të përziera po sulmohen në kufi me armë, gurë, granata e gjithçka tjetër. Fatmirësisht nuk kemi ende asnjë të lënduar”, tha ajo.
Tutje ajo shtoi se këto sulme nuk mund të vinin pa dijeninë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe se Rusia së bashku me Serbisë kërkojnë destabilizim të Ballkanit.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla në adresimin e saj në Këshillin e Sigurimit ka thënë se është zhgënjyese që Serbia ende nuk po distancohet nga krimet e kryera në Ballkan në të kaluarën.
Ajo ka thënë se kur përfaqësuesi i Rusisë hedh akuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, i kujtohen akuzat që sot Rusia po bënë ndaj ushtarëve të Ukrainës që po e mbrojnë vendin e tyre.
“Ushtarët trima të UÇK-së kanë mbrojtur popullin e tyre. Unë jam krenare me ata ushtarë kanë mbrojtur shtëpitë e tyre. Nuk do të isha fare krenare të përfaqësoja vendet tuaja, natyrisht ju vendosni si do të përfaqësoni vendet tuaja”, tha ajo, përcjell Telegrafi.
Gërvalla po ashtu ka thënë se përfaqësuesi i Serbisë po mashtron kur po thotë se rrezikohen pakicat në Kosovë.
“Me këso fabrikime në të kaluarën kanë filluar luftëra…Kujtojmë rastin “Panda” në Pejë, ku vite e vite me radhë pretendohej se ushtarët e UÇK-së kishin vrarë serbët e Kosovës, e tashmë vet gazetat serbe kanë shkruar se rasti ishte bërë nga vet serbët”.
Ministrja e Jashtme e Kosovës ka kujtuar edhe deklaratat e Dick Martyt se Serbia kishte planifikuar vrasjen e tij, për t’ua faturuar më pas shqiptarëve atë.
Gërvalla ka reaguar ndaj Nikola Selakoviq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi përmendi Thaçin e Veselin.
Ministri i Jashtëm të Serbisë, ka thënë se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
“Në vend që të fliste për problemet reale në terren, ajo po fliste për dëshirat e saj politike. Po fliste për kasapët e Ballkanit, por kasapët e vërtetë janë ish-presidenti i të ashtuquajturës Kosovë, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i kuvendit të ashtuquajturës Kosovë, Kadri Veseli. Që të dy janë në Hagë në paraburgim në Gjykatën Speciale të formuar nga Prishtina për krimet e UÇK. Serbia është shtet i pavarur dhe sovran me qëllime të pavarura politike. Akuzat ndaj Serbisë që është dorë e zgjatur e dikujt janë mungesë respekti për OKB. Serbia është shtyllë e stabilitetit në rajon”, tha Selakoviq.
Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke thënë se kasapi i Ballkanit ishte Millosheviqi.
“Nuk dua të humbasë shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur ën vitet e 90-ta në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin”.
“Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Kosova është shtet i suksesit”, tha Gërvalla.
Operacioni i antidrogës në Mitrovicë e Fushë Kosovë – konfiskohen mbi 56 kilogramë marihuanë
Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje rreth aksionit të së mërkurës s në veri të Mitrovicës, ku u shkatërrua një laborator droge në Zveçan, aksion ky i cili ka vazhduar edhe të enjten në jug të Mitrovicës dhe Fushë Kosovë.
Policia ka njoftuar se të mërkurën e 20 prillit janë arrestuar katër persona, kurse në aksionin e së enjtes janë arrestuar pesë persona të tjerë të dyshuar si dhe janë konfiskuar mbi 56 kg substanca narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim mbi ndalimin e personave, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi shitja e paautorizuar e substancave narkotike psikotropike dhe analoge”, ndërsa i dyshuari i fundit vazhdon në procedurë të rregullt.
Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës.
Më pastaj përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë (B.R,) me veturën e tij po ashtu të tipit Mercedes, i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë (N.M,), me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej në fshatin Vaganicë.
Bazuar në planet taktike të hetuesve policorë të DHTN-se dhe njësiteve policore, të njëjtit kanë reaguar duke i arrestuar të dyshuarit në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit të dytë dhe të tretit i cili gjendej në garazh, janë zbuluar po ashtu bunker të modifikuar.
Si vazhdimësi e kontrollit dhe bastisjes së automjeteve (të tria të tipit Mercedes), dy prej tyre me targa të Shqipërisë, një me targa vendore si dhe bastisjes së shtëpisë, janë arrestuar edhe personi i katërt dhe i pestë, të dy me inicialet (A.M,).
Kosova dhe Serbia pa marrëveshje përfundimtare për targat
Të enjten në Bruksel është mbajtur takimi ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e targave dhe zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, por që përfundoi pa ndonjë marrëveshje përfundimtare për targat.
Pas përfundimit të takimit, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, në një konferencë për media ka thënë se me palën serbe nuk kanë arritur marrëveshje pasi sipas tij, ka zero gatishmëri nga pala serbe për të gjetur një zgjidhje të përhershme.
“Jo, fatkeqësisht nuk mund të jap lajm të mirë. Grupi ynë punues sërish është munduar edhe ditën e djeshme që të vijë deri te një draf-propozim që do të na bartej ne sot për diskutim. Fatkeqësisht ka zero gatishmëri nga pala serbe për t’u dakorduar për një zgjidhje të mundshme brenda kornizave që i ka paraparë pika e tretë e marrëveshjes e 30 shtatorit”, deklaroi Bislimi.
Ai shtoi se tani i mbetet krerëve shtetërorë se si të vazhdohet tutje, pasi marrëveshja e përkohshme për targat skadon sot.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano, ka thënë se në mungesë të marrëveshjes për një zgjidhje afatgjate, do të vazhdojë të vlejë regjimi i letrave ngjitëse.
Ndërkaq, Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Kosovës se për sa kohë mund të zgjasë regjimi i letrave ngjitëse.
Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës ka theksuar se do ta trajtojë “lirinë e lëvizjes, sikurse e bën edhe pala serbe”.
“Nuk do marrim veprime të menjëhershme. Veprimet tona do të jenë të përgatitura mirë dhe të koordinuara, si dhe në shërbim të vendosjes së rendin dhe ligjit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.
Në BE vazhdojnë të kërkojnë nga palët që të tregojnë përmbajtje, në mënyrë që të mos shihet përsëritja e tensioneve që kishin ndodhur në shtator të vitit të shkuar, kur Kosova kishte nisur të zbatojë reciprocitetin ndaj Serbisë për targat, ndërsa serbët në veri të Kosovës kishin bllokuar rrugët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje